
Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në Presidencë, ambasadorin e Austrisë, Johann Sattler, i cili ka përfunduar detyrën e tij.
Meta i ka shprehur diplomatit mirënjohjen për kontributin e tij, ndërsa veçon promovimin që ambasadori Sattler u bëri maleve të Shqipërisë.
"Ishte kënaqësi e veçantë të falenderoja ambasadorin e Austrisë, z.Johann Sattler në përfundim të detyrës së tij, për angazhimin e palodhur për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona. Nuk mungoi dhe një falenderim i posaçëm për promovimin që ambasadori Sattler u bëri maleve të Shqipërisë, ndërsa aktivitetet kulturore ishin mbresëlënëse si asnjëherë më parë", shprehet Meta.



