Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq, priten debate të forta në rendin e ditës

Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq, priten debate të forta në rendin e ditës

Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me një kërkesë për një minutë heshtje në nder të efektivit të policisë që humbi jetën gjatë një aksioni, pasi u qëllua për vdekje nga një person i shpallur në kërkim. 

 

Më pas, gazetari Mariglen Kume në MCN Live bëri me dije se rendi i ditës vijon me një sërë interpelancash të kërkuara nga deputetët, përfshirë edhe pyetje drejtuar kryeministrit Edi Rama, ndërsa në debat janë përfshirë edhe çështje të zhvillimeve demografike dhe ministrisë përkatëse. 

Paralelisht, opozita ngre shqetësime mbi situatën e sigurisë dhe zhvillimeve të fundit në vend, ndërsa mbetet e hapur edhe çështja e protestës për projektin në Zvërnec.

Seanca sot ka nisur me një kërkesë për një minutë heshtje për policin e vrarë sot në Maliq, që ra dëshmor gjatë aksionit ku u qëllua për vdekje nga një person i shpallur në kërkim. 

 

Rendi i ditës do të vijojë me interpelancat e shumta që janë kërkuar nga deputetët, dy prej tyre me kryeministrin Edi Rama, një e kërkuar që ka të bëjë me shifrat demografike, si dhe dy interpelanca të tjera, një prej tyre me ministrin Lamallari. 

 

Sa i përket raportimeve të fundit dhe qëndrimeve të opozitës, PD thotë se Shqipëria është kthyer në një vend tranziti. 

 

Nuk përjashtohet mundësia që të diskutohet edhe çështja e protestës së sotme, ndonëse ka një element të përbashkët në këtë ngjarje, ku partitë politike janë në një mendje sa i përket ruajtjes së zonave të mbrojtura, ku për rastin e Zvërnecit, për të cilin prej katër ditësh po protestohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy