Kadilli: Me Amerikën nuk do të prishesha as për prindin tim

Kadilli: Me Amerikën nuk do të prishesha as për prindin tim

Kandidati për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli, thotë se shpallja e Sali Berishës non grata në SHBA nuk ka pse të ndikojë në marrëdhëniet e kësaj të fundit me vetë PD-në. Në emisionin “Arnautistan”, në MCN TV, Kadilli tha se gradualisht partia do ta krijojë distancën me këtë çështje, në të mirë të ruajtjes së marrëdhënies me aleatin strategjik. 
“Zoti Berisha i ka të gjitha mundësitë ta zgjidhë këtë çështje privatisht. Berisha është institucion. Nuk dua të vihem në këtë dilemë. Por jam shprehur i pari. Unë them nuk duhet të ketë përjashtime. Distancën e shëndetshme mes institucionit Berisha dhe partisë e vendos sot vetë Berisha, nesër duhet ta vendosë partia. Me partnerin strategjik di të kuptohem dhe e marr vesh mesazhin, nuk ka nevojë të më thotë asnjë ambasador.  Me Amerikën nuk do të prishesha as për prindin tim. Nuk besoj se PD ka dilemë të tillë, është një çështje që do të marrë drejtim natyrshëm”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy