Vettingu, Meta: Ligj është me shumë rëndësi për fazat e mëtejshme të integrimit europian

Vettingu, Meta: Ligj është me shumë rëndësi për fazat e mëtejshme të integrimit europian

Kreu i Kuvendit Ilir Meta, përshëndeti vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të ligjit të Vettingut.

“Ky ligj është me shumë rëndësi për fazat e mëtejshme të integrimit europian të vendit si dhe për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE”, tha ai.

Me qëllim ecjen më shpejt të Shqipërisë në rrugën e integrimit euopian, si dhe për garantimin e zbatimit të reformës në drejtësi, Kreu i Kuvendit inkurajon të gjithë aktorët dhe faktorët në vend, për të ushtruar të gjitha përgjegjësitë dhe kompetencat e tyre, për zbatimin e këtij ligji.

Gjithashtu kryetari i Kuvendit përshëndeti angazhimin dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi dhe këtij ligji në veçanti.

Kryetari i Kuvendit, rithekson “rëndësinë e zbatimit pa vonesë të këtij ligji, si një domosdoshmëri për reformimin e sistemit të drejtësisë, që do t’i përgjigjet cilësisht edhe nevojës që ka shoqëria shqiptare për një drejtësi funksionale dhe efiçente”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy