600 mijë protestues? Ristani nxjerr “blof” Bashën: Nuk ishim aq por…

600 mijë protestues? Ristani nxjerr “blof” Bashën: Nuk ishim aq por…

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, e cilëson brenda pritshmërive protestën e organizuar nga opozita ditën e sotme në Tiranë. Në emisionin “Kjo javë” i gazetares Nisida Tufa në “News 24″, deputeti Ristani komenton edhe numrin e qytetarëve që iu bashkuan protestës. Ndryshe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryetari Sali Berisha që folën për rreth 600 mijë protestues në shesh, Ristani flet për shifra më të ulëta.

A i firmoset ju njoftimet për protestën e PD ashtu si në 18 shkurt?
“Ajo që ju quani firmosje janë njoftimet që PD kur bën organizime të tilla u bën organeve të drejtësisë ashtu siç e parashikon ligji. Në përgjithësi ato firmosen nga sektori i organizmit. Këtë rast në fakt nuk e kam firmosur unë, por kjo nuk ka rëndësi.

A ishte në prishtmëritë tuaja?
Ishte e pritshme. Ndoshta diçka më shumë se pritshmëritë. Gjërat janë subjektive, por ajo që është reale është ajo që shqiptarët kanë ndjekur përmes ekranit. Si strukturë e PD unë kam patur të konfirmuar 70 mijë vetë të strukturës, pasi nuk matim dot numrin e qytetarëve që vijnë jashtë strukturës. Mund të ishin rreth 200 mijë vetë. Në këtë tubim kemi qenë edhe më të organizuar se mitingu i kaluar.

Nuk di nëse keni lexuar postimin e deputetes Bregu, që lakon boshllëqet në bulevard…
Nuk e di, nuk e kam lexuar. Të konfirmuar nga organizatoret si pjesë e strukturës ishin 70 mijë vetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy