
Nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV ish-lideri Sali Berisha foli për zgjedhjet e humbura të PD më 25 prill. Ai tha se i kishte dhënë disa ide Lulzim Bashës që të dilte në zgjedhje si njeri normal, por sipas tij kreu i PD donte të dilte si lider. Sipas Berishës Basha gënjente për pollet gjatë fushatës, të cilat siç tregoi ai i bënte kompania e tij dhe e nxirrte si donte ai.
“Basha nuk donte të kandidonte si njeri normal si Sarkozi, e donte si lider. Muajin e fundit derejtuesit ngjasin si gladiator, unë i thash dil me ansambël, jo vetëm, ai bëri të kundërtën dhe gënjente këshilltarët, i gënjente me pollin. E bënte vetë pollin”, tha Berisha.
Pjesë nga biseda në studio:
Njerëzit mediokër janë bërë mullar shumë i madh në Shqipëri dhe tërheqja juaj ndaj Bashës ishte një tërheqje mediokër?
Berisha: Në mënyrë absolute është ndryshe. Unë e kam njohur këtë në vitin 1991-92 kur ky shoqëronte Barent Honken dhe e sillte në zyrën time dhe për ne u bë një njeri i dashur. Njohuritë e mia ishin për njeri pozitiv, vinte në zyrë, mori një pozicion të rëndësishmë në Kosovë në atë kohë.
Çfarë aftësie dalluat ju te Basha që i dhatë poste të panumërta?
Berisha: Detyrat që unë ia ngarkova ai i ka përmbushur dhe unë kam shprehur vlerësim të plotë për përmbushjen e tyre. Në marrëdhënie me të huajt ky ishte si një prej tyre. Ministër i Jashtëm luajti rol pozitiv për anëtarësimin në NATO. Shumë më vonë njerëz që e njihnin nga afër janë shprehur me mendime të kundërta nga unë. Unë nuk e dija këtë. Mua më erdhën këshilltarët dhe më sollën një spot ku Basha thuajse ka futur Shqipërinë në NATO, por kjo nuk ishte e vërtetë dhe e mora atë dhe i thash që kjo është e gabuar sepse ai akuzohej për gënjeshtar. Ai dilte dhe merrte flamurin e një gënjeshtre. Kur shkoi në një debat e mbajtën gazetarët 24 minuta vetëm për këtë debat dhe u thash këshilltarëve të mi e shikoni çfarë i bënë. Ai punonte në mënyrë totale. Unë u thash që ky është lider i thyer në rrafshin elektoral. Katër muaj para zgjedhjeve nëse Pollet nuk rezultojnë se ai ishte ngjitur duhet të hiqni dorë. Kjo ka ndodhur 1 vit e gjysmë para zgjedhjeve të fundit. Basha nuk donte të kandidonte si njeri normal si Sarkozi, e donte si lider. Muajin e fundit derejtuesit ngjasin si gladiator, unë i thash dil me ansambël, jo vetëm, ai bëri të kundërtën dhe gënjente këshilltarët, i gënjente me pollin. E bënte vetë pollin. Unë u dhashë mendimet e mia për pollet. Pollin e bënte Odeta, e bënte kompania e tij dhe e nxirrte si donte ai.



