Opozita pas takimit me Kurtin: Pa pjesëmarrjen e SHBA-së nuk duhet të ketë dialog me Serbinë 

Opozita pas takimit me Kurtin: Pa pjesëmarrjen e SHBA-së nuk duhet të ketë dialog me Serbinë 

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka ftuar gjatë javës në takim opozitën në Kosovë. Fillimisht ai u takua me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa sot takoi edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Takimit me Haradinajn dhe Abdixhikun i ka paraprirë ftesa që kryeministri Kurti ua ka dërguar tre liderëve të partive opozitare, me qëllim të informimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës.

Pas takimit me kryeministrin, të dy liderët e partive opozitare, Abdixhiku dhe Haradinaj kërkuan nga kryeministri Kurti përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun me Serbinë.

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, tha sot se pa pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk duhet të ketë dialog.

“Pjesëmarrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog është e pakontestueshme dhe pa SHBA-të as që duhet të ketë dialog. Ne vlerësojmë rolin e Bashkimit Evropian por domosdoshmërish kërkojmë përfshirjen e SHBA-së në dialog dhe kjo është e padiskutueshme”, tha ai.

Pjesëmarrjen e SHBA-ve në dialog e ka kërkuar një ditë më parë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai pas takimit me Kurtin, theksoi se do të ishte me dobi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht presidenti Joe Biden të emërojë një emisar në dialogun Kosovë-Serbi.

“Hetojmë një mungesë të prezencës së SHBA-ve në dialog… Mendoj se kjo është situatë jo e mirë për Kosovën, e prish balancën e interesave të Kosovës në dialogun me Serbinë. Do të ishte me dobi emërimi i një emisari për dialogun nga presidenti amerikan Joe Biden”, tha kreu i AAK-së.

Ftesën e Kurtit e ka refuzuar vetëm ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy