Deputeti i PS-së, Bardhyl Kollçaku tha përmes një lidhje "Skype" me studion e lajmeve në MCN Tv se opozita është hedhur në sulm për t’i bërë fresk dhe për të mbrojtur Sali Berishën. Sipas deputetit ajo që ndodhi sot në parlament ishte një ngjarje e paralajmëruar.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Kollçaku tha se mazhoranca nuk ka frikë nga komisionet hetimore, por që duhen plotësuar disa kushte për ngritjen e tyre.
Ajo që ndodhi sot është e paralajmëruar, është hera e dytë ose e tretë që opozita ka skenar të mrëmenduar me një qëllim që të bllokojë punimet normale të parlamentint. Opozita është hedhur në sulm për t’i bërë fresk, për të mbrojtur non-gratat nga hetimet e SPAK. Po t’i pyesësh kolegët tanë të opozitës ata janë në hall të madh se e dinë që kjo është një kauzë pa kauzë pasi të gjithë kemi votuar për drejtësinë e re. Të dalësh në krah të non-gratave është hall i madh që i ka rënë kolegëve të opozitës, ne i mirëkuptojmë. Populli e ka treguar që ka humbur besimin te kjo opozitë.
Ne nuk mohojmë ngritjen e komisioneve hetimore se kemi frikë.
Nuk kemi frikë, nuk i pengojmë, por ngritja e komisioneve duhet të jetë në respektim Kushtetutës dhe të ligjit dhe të mos ketë mbivendosje të pushteteve.



