Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, sot përmes një komunikimi online me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejčinović Burić, pati në fokus diskutimin për procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Ne presim që trupat përkatëse të Këshillit të Evropës ta trajtojnë këtë çështje me vëmendjen e duhur, për të garantuar mbrojtjen e të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginë.”- u shpreh Cakaj.
Më tej, kryediplomati Cakaj thekson se kjo bisedë është vetëm pjesë e një aksioni diplomatik më të gjerë, për të ngritur alarmin e madh e rritur ndjeshmërinë ndërkombëtare për fshirjen e adresave e gjendjen e përgjithshme ekonomike, shoqërore dhe politike të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë.



