Naço: Kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e Tahirit, e rëndë

Naço: Kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e Tahirit, e rëndë

Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, deputet i LSI-së, thotë në “360 Gradë” në Ora News, se kërkesa e prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është shumë e rëndë për shkak të akuzave.

"Këshilli është i përbërë nga 10 anëtarë, 5 i ka mazhoranca dhe 5 i ka opozita dhe nuk kërkohet që të bëjë analizën e provave. Ne kemi pranuar, kemi një kushtetutë, kemi ndarje të pushteteve dhe i referohemi nenit 7 të Kushtetutës.

I kemi ndarë në pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Pra nga ky moment, nuk i lejohet asnjë deputeti që të bëjë analizë të provave, të shikojë është apo jo fajtor z.Tahiri apo ndonjë rast analog.

Sigurisht, kërkesa e bërë nga Prokuroria ishte një kërkesë e rëndë për zt.Tahiri, e rëndë për klasën politike që një ish-ministër i Brendshëm dhe një deputet akuzohet për vepra të rënda penale shumë të rënda, për trafikim të lëndëve narkotike, për grup të strukturuar kriminal, vepra penale që parashikohet jo më pak se 15 vite burgim. Rrezikshmëria e kësaj vepre, prokuroria ka kërkuar burgim.

Nga viti 2009, LSI dhe unë si deputet i saj kemi bërë një qëndrim publik që asnjë rast nuk do të bëhet mburojë ndaj deputetëve me imunitet", tha Naço.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy