
Një interpelancë është zhvilluar sot në Kuvend, mes deputetit të PD Ferdinand Xhaferraj dhe ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, lidhur me privatizimin e pronave të FA.
Një prej pyetjeve të drejtuara nga Xhaferraj për Peleshin lidhet me pretendimet për shkelje ligjore në administrimin e pronave në vitin 2014.
Ministri i Mbrojtjes u shpreh se nuk ka dhënë asnjë pronë me qira apo privatizim që kur ka marrë detyrën. Peleshi tha se baza e Kuçovës është ndër më të rëndësishmet në rajon, është kthyer në bazë të NATO-s.
Baza e Kuçovës sot është kthyer në bazë taktike ajrore të NATO-s është në ndërtim, por është një ngjarje shumë pozitive. Agresioni rus ka ndryshuar skemën e sigurisë. Sot që e kemi këtë bazë jemi krenar dhe është arritje e kësaj kohë, arritje e kësaj qeverie që sot po e bën realitet. Ju thatë mungesë transparence, por nuk e shpjeguat pse. Ka pasur ndonjë rast kur ju si deputet keni kërkuar informacion dhe nuk ju është dhënë? Më thoni një rast?!”.



