Komisioni i Ligjeve miratoi sot projektligjin për krijimin e një regjistri kombëtar për të dënuarit për krime seksuale.
Ky draft u miratua unanimisht nga të gjithë anëtarët e Komisionit të Ligjeve, i cili zhvilloi sot dhe mbledhjen e fundit për këtë sesion parlamentar.
Deputetja Erisa Xhixho, e cila është dhe nismëtarja e këtij projekt ligji tha se shpreson që të enjten në seancë të jemi pro këtij ligji.
Faleminderit kolegëve dhe institucioneve që kanë bashkëpunuar për draftin. Faleminderit që keni marrë parasysh sugjerimet tona që të jetë një ligj sa më i mirë. Uroj që të enjten në seancë të jemi pro këtij ligji.
Qëllimi i ligjit është parandalimi, monitorimi dhe ngritja e një databaze me emrat e personave që janë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.



