Basha takon minatorët në Bulqizë: Brenda 6 muajve në qeveri miratojmë statusin

Basha takon minatorët në Bulqizë: Brenda 6 muajve në qeveri miratojmë statusin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me minatorët e Bulqizës. Para tyre, kryedemokrati premtoi se brenda gjashtë muajsh, qeveria e tij do të miratojë statusin e minatorit.

Basha u shpreh se minatorët kanë nevojë për garancinë më minimale që duhet të ketë puna më e vështirë.

Puna jonë është e qartë. Në rastin tuaj, Kristal e qartë. Duhet të garantojmë statusin e minatorit. Nuk besoj se ju ka shpëtuar era e ndryshimit që po fryn kudo në vend. Ju bëj thirrje që të rindizni shpresën. E di që politika ju ka vrarë shpresën. E di që futeni aty duke menduar për bukën e fëmijëve. Po u them që 25 prilli është ditë shprese", tha Basha.

Më tej Basha tha se statusi i minatorit nuk është premtim fushate por zotim i tij, pasi në programin e Partisë Demokratike është përllogaritur edhe burimin i financimit se si do të bëhet i mundur statusi i minatorëve dhe i naftëtarëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy