“Demokracia fillon në nivel lokal dhe bashkitë shqiptar kanë ende shumë për të bërë”, kjo ishte thirrja e ambasadorit zviceran në Shqipëri, Christoph Graf.
“Demokracia fillon në nivel lokal, tek bashkitë. Këtë mund ta dëshmojnë qytetarët, kur zëri i tyre dëgjohet. Demokraci do të thotë që qytetarët janë kryesorët dhe u japin pushtet të përkohshëm përfaqësuesve që kanë zgjedhur dhe duhet të kërkojnë llogari tek ata.
Besueshmëria tek bashkitë fillon me transparencën. Pyesni veten tuaj a keni akses në qeverisjen e bashkisë që ju përfaqëson? Bashkitë shqiptare kanë shumë punë për të bërë në këtë drejtim, për të qenë më transparente”, tha ai.



