Ish-deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj është shoqëruar nga policia kufitare e Durrësit pas denoncimit të një shtetasi italian.
Ky i fundit ka bërë denoncim në Policinë e Lezhës dhe pretendon se ish-deputeti Ndocaj i ka vjedhur disa mijëra Euro përmes mashtrimit.
Pas kallëzimit të bërë ndaj tij, Ndocaj u ndalua ditën e djeshme në Portin e Durrësit dhe më pas u shoqërua në Policinë e Lezhës, pasi kjo e fundit kishte marrë çështjen në shqyrtim.
Burime nga policia thonë për tvklan.al se Eduart Ndocaj ishte shpallur në kërkim më datë 7 Tetor.
Pas veprimeve hetimore, ish-deputeti Ndocaj u lirua dhe po hetohet në gjendje të lirë.
Policia e Lezhës i ka referuar materialet Prokurorisë për veprën penale të skemave mashtruese.
Njoftimi paraprak
Më datë 09.10.2017, në PKK Port, Durrës, u kap shtetasi në kërkim E.N, vjeç 42, banues në Manati Lezhë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në Itali, i ka vjedhur një shtetasi italian nje shume eurosh. Ne perfundim te veprimeve te kryera nga D.V.P Lezhe ndaj shtetasit E.N u referuan materialet ne Prokurori dhe ndiqet ne gjendje te lire per vepren penale parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.



