Gazetari Flogert Muça e konsideroi si “rrahje për herë të dytë” atë që ai e cilësoi si “përdorim politik nga Rithemelimi” të sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Duke folur në emisionin “Scrolling” në MCN TV, Muça tha:
"Është rrahur dy herë ai sot, sepse është përdorur rëndshëm politikisht. Ngjarja është e tmerrshme, fatmirësisht janë arrestuar ata, por ajo që s’kuptoj dhe është absurde, është dalja dhe përdorimi politik që i bëri Rithemelimi rrahjes së këtij zotërisë. Sot në pikë të sabahut te Tv Syri u tha që kjo rrahje është rrahje ndaj Berishës, është vazhdim i regjimit ndaj Berishës. Del Edit Harxhi. Unë e kuptoj, e kanë bërë të gjitha partitë, po as kjo s’e bën të moralshme ngjarjen”.



