Kryemadhi me ambasadorin e OSBE: Reformat me standarde reale, rruga e vetme për integrimin në BE

Kryemadhi me ambasadorin e OSBE: Reformat me standarde reale, rruga e vetme për integrimin në BE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi priti sot kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri, ambasador Vincenzo Del Monaco.

Kryemadhi u shpreh se, reformat me standarde reale janë edhe rruga e vetme drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Duke e falënderuar për rolin pozitiv të misionit për reformat që vendi ka ndërmarrë lidhur me shtetin e së drejtës, i nënvizova nevojat që Shqipëria ka për përmirësim të vazhdueshëm, drejt një demokracie funksionale, që garanton të drejtat e njeriut dhe biznesit”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së, u shpreh se politika shqiptare ka dështuar në zgjedhjet të lira dhe te ndershme, dhe duhet të punohet për një reformë të fortë për kthimin e pushteti te sovrani.

“Masakra e 25 Prillit dëshmoi se politika shqiptare nuk ka dhënë ende një zgjidhje të plotë e afatgjatë për zgjedhje të lira e të ndershme, ndaj ne do të mbetemi të angazhuar për një reformë më të plotë, për një sistem dhe ligj zgjedhor që mundëson barazinë e votës dhe e kthen pushtetin vërtetë në duart e sovranit”, theksoi ajo.

“Reformat me standarde reale, që rrisin besimin e qytetarëve tek institucionet dhe e ardhmja në Shqipëri, janë edhe rruga e vetme drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Kryemadhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy