<p>Kryetarja e rithemelimit në Partinë Demokratike të Himarës, Afrovita Dhimojani beson se edhe socialistët në këshillin bashkiak të Himarës nuk do të votojnë shkarkimin e kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri.</p> <p>Ajo thotë me bindje se do të gjendet zgjidhja dhe se në Himarë nuk do të ketë zgjedhje të pjesshme lokale.</p>



