
Kryeministri Edi Rama pas protestë-marshimit të opozitës së bashkuar ka reaguar me një postim në rrjetin social Twitter, duke shtruar pyetjen "Kur do flasim? për kreun e Partisë Demokratike.
"Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund. Përsëri respekt për Policinë e Shtetit në taksiratin që e ka zënë. Dhe një mesazh për LB: Lëri kapsollat! Autobuzin e këtij qershori e humbe po mos humb trenin e qershorit 2021! Kur do flasim?", shkruan ai.



