Peleshi flet për kooalicionin PS-LSI dhe për protestën e PD-së: Më e rëndësishme kontrata me qytetarët

Peleshi flet për kooalicionin PS-LSI dhe për protestën e PD-së: Më e rëndësishme kontrata me qytetarët

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi deklaroi se kooalicioni me LSI ka qenë i suksesshëm pasi është qeverisur 4 vite. Numri dy i qeverisë, tha se po flitet për një kontratë të re me LSI, por sipas tij më e rëndësishme është kontrata me qytetarët.

"Fakti që ne kemi qeverisur për katër vite me një koalicion me LSI dhe po mbyllim këtë mandat do të thotë se koalicioni ka qenë i suksesshëm. Tani po flasim për një kontratë të re por për mendimin tim më e rëndësishme se kontrata mes partive është kontrata me qytetarët dhe votuesit. Ndaj do të përgjigjesha me kënaqësi për çdo pyetje për ofertën apo programin e PS për zgjedhjet e ardhshme. Shqiptarët presin nga ne të vazhdojmë rrugën e transformimit dhe ndryshimit dhe ne jemi të vetëdijshëm për arritjet dhe sfidat të medha që vendi ka. Jemi te vetëdijshem se s’kemi qenë perfekt dhe ka ende plagë të shoqërise që duhen kuruar por Shqiperia ka hyrë në rrugën e rritjes dhe të ndryshimit. Shqiptarët nuk janë të interesuar për marrëdhëniet mes partive por për programin dhe punet e medha te filluara", tha Peleshi gjatë fjalës së tij.

Deklarata e Peleshit u bë gjatë përurimit të një shkolle në Kamenicë, ku ai u pyet në lidhje me protestën e PD. Peleshi tha se kjo forcë politike është duke u rrënuar.

"Me vjen keq kur shoh se PD që ka lindur nga energjitë rinore të brezit tim të fillimit të viteve 90. Me vjen keq që shoh sesi imazhi i kësaj partie është duke u rrënuar. Loja politike luhet kur skuadrat ecin me të njëjtin standard. Qytetaret jane shumë pak të interesuar për lojërat politike dhe shumë të interesuar për të ardhmen e tyre", deklaroi Peleshi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy