Balla me ministrin britanik të Emigracionit: Numri i emigrantëve shqiptarë ka rënë me 90%

Balla me ministrin britanik të Emigracionit: Numri i emigrantëve shqiptarë ka rënë me 90%

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe ministri i Emigracionin të Britanisë së Madhe, Robert Jenrick ishin së bashku sot në aeroportin “Nënë Tereza”, për të parë nga afër përpunimin e të dhënave të shtetasve të kthyer nga Anglia si pasojë e qëndrimit të tyre të paligjshëm.

Prej Komunikatës së Përbashkët të dhjetorit 2022 të kryeministrave të dy shteteve, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria e kanë përforcuar edhe më shumë bashkëpunimin mes tyre.

Gjatë kësaj periudhe, numri i shtetasve shqiptarë që shkojnë në mënyrë të paligjshme drejt Mbretërisë së Bashkuar ka rënë me 90% krahasuar me vitin e shkuar, dhe është vënë re një rritje e numrit shtetasve shqiptarë, të kthyer në përmbushje të marrëveshjes së suksesshme.

Më pas dy ministrat vizituan Task Forcën, e cila funksionon në ambientet e godinës së re të Komisariatit të Policisë Rinas ndërtuar në maj 2022, e cila është financuar nga qeveria britanike.

Gjithashtu në Rinas janë ndërtuar ambiente të posaçme për intervistimin e shtetasve të kthyer, subjekt i riatdhesimit. Pala britanike ka asistuar Policinë Shqiptare edhe me pajisje logjistike, duke rritur kapacitetet përpunuese të strukturës.

Ministri Balla e informoi ministrin Jenrick mbi masat e marra duke ngritur me kohë të plotë një Task Forcë të Përbashkët, për Migracionin me pjesëmarrjen e strukturave të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve britanike për parandalimin dhe goditjen e aktiviteteve kriminale në fushën e migracionit. Kjo njësi kryen shkëmbimin, verifikimin, përpunimin dhe shpërndarjen e informacionit nëpërmjet mekanizmave të sigurt të komunikimit, që lidhen me migracionin e paligjshëm, falsifikimin dhe mashtrimin me dokumentet në lidhje me migracionin.

Ministri Britanik ndodhet në Tiranë, pasi do të marrë pjesë në Ministerialin e Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit, që mbahet në datë 14 shtator.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy