
“Rama i ka hedhur sirën burrave. Ai pa kryetar partie burrat nuk do ishte në pushtet”, kështu u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Sipas Kryemadhit Edi Rama erdhi në pushtet në 2013-ën me Ilir Metën dhe në 2017-ën me Lulzim Bashën dhe sipas saj kryeministri ka qenë në minorancë dhe sira e tij qëndron në faktin se ka qenë kalkulues.
Pjesë nga intervista:
Mos e nënvlerësoni këtë njeri, ai ka dhënë prova që i hedh sirën njerëzve në mënyrë të paparë.
Kryemadhi: Kjo është e vërtetë Rama i ka hedhur sirën burrave. Ai pa kryetar partie burrat nuk do ishte në pushtet, në 2013-ën erdhi me Ilir Metën dhe në 2017-ën me Lulzim Bashën dhe mos e harroni këtë. Ai është minorancë dhe sira e tij ka qenë se gjithë jetën e tij ka qenë kalkulues. Nëse gotës së ujit i hedhim pak permanganat do të ndryshojë ngjyra por shija e ujit do të jetë po e njëjtë. Këtë bëri ai.
Ai është magjistar...
Kryemadhi: Jo nuk është më.
Sa parti ka nxjerr nga opozita, 5 parti. Ato 5 parti nuk marrin votën e opozitës, do marrin votat e PS?



