Kthupi: Pakti Rama-Berisha kishte për qëllim vetëm njohjen e Rithemelimit. Dy komisionet hetimore s’do prodhojnë asgjë

Kthupi: Pakti Rama-Berisha kishte për qëllim vetëm njohjen e Rithemelimit. Dy komisionet hetimore s’do prodhojnë asgjë

Avokati Rezart Kthupi tha në MCN Live se marrëveshja Rama-Berisha për ngritjen e dy komisioneve hetimore kishte për qëllim njohjen e Rithemelimit nga mazhoranca, dhe jo të drejtën e zbatimit të Kushtetutës.

Kthupi thekson se ngritja e dy komisioneve hetimore jo të rëndësishme dhe me ligjin e ri nuk do të prodhojë asgjë, sepse e ka të pamundur të funksionojë.

Sipas avokatit qëllimi është të mos bëhet reformë zgjedhore dhe të kthehemi sërish në paktin Rama-Berisha.

"Opozita vendosi t’i negociojë këto të drejta kushtetuese dhe nga 8 komisione pranoi vetëm 2. Ky është thelbi i diskutimit, që opozita ka bërë një aksion 5 mujor, që filloi me McGonigalin dhe aferën e Portit të Durrësit, dhe në fund të ditës këtë çështje jo vetëm e konsideroi në sasiore, dhe mori dy komisione jo me rëndësi madhore në raport me interesin publik, pranoi të ngrinte këto komisione që të ngrihen dhe të funksionojnë me ligjin e ri. Që do të thotë nuk do prodhojnë gjë sepse me ligjin e ri e kanë të pamundur të funksionojnë, ashtu si është i formuluar ligji, e kanë të pamundur të marrin prova, të thërresin dëshmitarë dhe të jenë publik. Në këto kushte fitorja nuk është kthimi i kushtetueshmërisë, z. Spaho ka të drejtë në një pikë, kur thotë që fitorja e madhe  aksionit opozitar është njohja e opozitës. Ky ishte objekti i marrëveshjes. E drejta e Kushtetutës do ishte nëse do miratoheshin 8 komisionet hetimore me ligjin e vjetër. Këtë të drejtë që Kushtetuta ua njeh e shkëmbyen në favor të një marrëveshje politike, për t’u kthyer aty ku kemi qenë gjithmonë, në paktin Rama-Berisha të vitit 2008. Qëllimi është të mos bëhet reforma zgjedhore, të mbeten listat e mbyllura, të mos kemi votën e diasporës dhe mos ndryshojë sistemi zgjedhor dhe PS të mbetet partia e favorizuar në zgjedhjet e ardhshme.  Ju (Edmond Spaho) si një pjesë e opozitës duhet të vini me propozime konkrete për reformën zgjedhore. Nuk ka asnjë propozim as nga ana juaj, as nga ana e mazhorancës. Presioni duhet të ishte në drejtim të sistemit zgjedhor, jo kush e bashkëdrejton. Fakti që sot do përfundojmë në një komision me 2 anëtarë, nga një komision që kishte përfaqësimin më të mirë të opozitës. Si mund të jetë gjithpërfshirës një komision që paraqet një pjesë të opozitës?! Ju shkëmbyet të drejtat kushtetuese dhe një pjesë të interesave të opozitës dhe interesat e qytetarëve me pozicionin në tavolinën e negociatave”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy