Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa ka reaguar sot sërish lidhur me zhvillimet për sulmin kibernetik mbi sistemet digjitale në Shqipëri, ka bërë thirrje për protesta, që sipas tij do të vendosnin rendin kushtetues në vend.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, Meta thekson se kjo gjë do të ndalte keqqeverisjen e kryeministrit Edi Rama.
Në një shtet të kapur tërësisht nga mafia kush do t’i vendosë përpara përgjegjësisë shkelësit e ligjit, të sigurisë kombëtare dhe të transferimit të të dhënave të qytetarëve te patronazhistët për qëllime shantazhi dhe presioni?
Vetëm protestat qytetare do të rivendosin rendin kushtetues dhe ligjshmërinë për t’u ndarë me dekadën e hajdutërisë dhe keqqeverisjes të Edvin K. Ramës.



