Endri Tafani, ekspert i çështjeve ndërkombëtare, e sheh anëtarësimin në BE si mundësinë më të mirë për Shqipërinë. Në studion e MCN Informacion, Tafani tha se si vend i vogël, Shqipëria nuk ka kapacitete për politika ndërkombëtare, ndaj e ka të domosdoshëm anëtarësimin në aleanca.
Modelin lindor e kemi tentuar me Turqinë dhe e dimë se ku na la. Tentuam përsëri modelin lindor në ’45. Modeli lindor është rasti i Koresë së Veriut apo Kinës p.sh. Nuk është thjesht çështje nga ana ekonomike. Ajo që mund të ndryshojmë është cilësia e jetesës.
Sot u fol për AKU, që do të shkrihet. Një nga masat që do të merret. Siguria ushqimore është shumë e rëndësishme. Rrugë tjetër alternative ndaj BE është të bëhemi aleatë me Rusinë. Ka shqiptarë që vdesin për Rusinë, Kinën apo modelin korean.
Norvegjia është rast i veçantë, jashtëzakonisht i pasur. Ai më shumë jep sesa merr në Europë, por ky nuk është rasti ynë. Zvicra p.sh. si vend neutral nuk ka asnjë problem me fqinjët.
Ke rastin e Austrisë që pas Luftës së Dytë Botërore është cilësuar si shtet që nuk do të lineohet. Për shkak të pozitës së veçantë dhe prezencës së ushtrisë sovjetike në Rusi. Janë raste specifike që nuk janë rasti ynë. Shikoni rastin konkret të luftës tregtare SHBA-BE.
Normalisht ti do të negociosh si pjesë e një tregu më të madh. Është ndryshe kur ti je brenda një strukture mbrojtjeje.
Nëse futesh në BE, politikat migratore do të jenë më të vështira. Nuk do munden më bizneset këtu të thonë na duhen kaq bangladeshas, sepse duhet të rrish brenda kuotave.
Kur je vend i vogël nuk ke fuqinë të bësh sovranistin. Sovranistët e Haxhi Qamilit në 1914 desh e morën në qafë Shqipërinë.
Ne jemi vend i vogël që nuk kemi fuqi të bëjmë politikë ndërkombëtare. Nuk e kemi kapacitetin, ndaj duhet të veprojmë me aleanca.



