Presidenti Begaj pret Këshillin e Diasporës: Fuqia dhe forca e kombit

Presidenti Begaj pret Këshillin e Diasporës: Fuqia dhe forca e kombit

Presidenti i Republikës Bajram Begaj priti sot Këshillin Koordinues të Diasporës, në përfundim të Samitit të Katërt të tij, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e shqiptarëve jashtë vendit në promovimin e çështjes kombëtare.

 

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje për angazhimin e diasporës, duke theksuar sfidat me të cilat përballen në vende dhe kultura të ndryshme, por edhe përkushtimin e tyre për të ruajtur identitetin shqiptar.

 

Atdhedashuria, ruajtja e identitetit dhe gjuha shqipe janë mision i çdo shqiptari. Mirënjohje për çdo shqiptar që ka misionin e Shqipërisë në zemër! Jemi bashkë në promovimin e vlerave tona kombëtare. Diaspora është fuqia dhe forca e kombit.

 

Nga ana e tyre, anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës falënderuan Presidentin për angazhimin institucional dhe qasjen e tij në forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe vendit amë, si dhe për nxitjen e bashkëpunimit mes vetë komuniteteve shqiptare jashtë vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy