Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë Rama se po varfëron shqiptarët duke shpërdoruar paratë për shërbime luksi. Drejtuesja e departamentit antikorrupsion, Lealba Pelinku ka thënë se rreth 188 milionë lekë janë përdorur për të blerë dy limuzina nga AKU dhe Agjensia Kombëtare e Turizmit.
Sipas Partisë Demokratike, rreth 11.3 miliardë lekë janë përdoruru nga qeveria Rama për shërbime luksi, ndërkohë që 38% e familjeve shqiptare kanë shpenzuar më pak për ushqimet dhe fëmijët e tyre. Nga PD-ja, drejtuesja e departamentiti antikorrupsion, Lealba Pelinku akuzoi dy drejtoritë e mëdha, AKU-në dhe AKT-në, se kanë harxhuar 188 milionë lekë nga buxheti i shtetit, për dy limuzina, ndërsa familja shqiptare sa vjen e varfërohet.
Sipas Pelinkut, teksa Shqipëria kryeson turpshëm listën e vendeve të varfëra, qeveria Rama “lundron” në luks me para të marra borxh nga FMN.
Abuzimet me paratë e qytetarëve duke I varfëruar më tepër ato, është mënyra e vetme e qeverisjes së kryeministrit Rama, shtoi ndër të tjera Pelinku.



