Teksa po diskutohej për aktin normativ për simbolet kombëtare, ish-kryeministri Berisha tha këtë të enjte nga Foltorja e Kuvendit se qeveria e Edi Ramës ka për flamur të vërtetë atë të Beogradit dhe se kryeministri që kur mori pushtetin në 2013 kur mori pushtetit ka vrapuar drejt Serbisë.
Sot ne mblidhemi këtu për një akt fasadë, aktin fasadë të radhës, në aparencë për një akt që synon të rregullojë vendosjen e flamurit evropian kah flamurit tonë, por de facto ne vijmë këtu si vendi si populli i ëndrrave të grabitura dhe ëndrrave të rrënuar. Që nga mesi i viteve 800 e gjer sot ëndrra e shqiptarëve ishte endrra evropiane, ajo u formua me gjak, e vërteta u formuar me një qëndresë ndaj të tjerëve që parashikonin të na konvertonin totalisht në ortotam dhe të na shfarrosnin nga trojat. Në këtë proces të ëndrrës së graitur, një rol më të ligë se vëtë pushtuesit kanë luajtur shqiptarët. Një përpjekje e Ahmet Zogut për të shkëputur shqipërinë nga otomanizmi 5 shekullor u ndërpre nga një diktatirë, nga një tradhëti kombëtare e cila jo vetëm la Kosovën nën sundimine Jugosllavoisë e Serbisë po bëri gjithçka që edhe Shqipërinë ta shndërrojë në Republikë të ish-Jugosllavisë.
Lëvizja studentontë shënoi një akt madhor, dhe krah përmbyesjes së diktaturës i dha fund tentakulave të Beogradit në Tiranë. Në këtë udhëtim drejt Evropës, sigurisht që ne do të kishim vështirësitë e mëdha por ishte e poandashme. Endrra euroatllantike e tyre u anëtarësua
Ne votojmë për flamurin evropian dhe kjo është normale, por kjo qeveri për flamur të vërtetë ka flamurin e Beogradin, për kryeqytet të vërtetë evropian nuk ka Brukselin, por Beogradin. Në 2013 Rama sikur të zgjohej nga varri Enver Hoxha vrapoi drejt Beogradit, mirëpo në vitet 2010-2013 pat një proces intensiv negociatash mes Prishtinës dhe Beogradit si palë të barabarta. Rama u vu në shërbim të padronit të tij dhe bëri gjithka për të bllokuar atë proces.
Rama ndërmori përçarjen e klasës politike dhe mbështetjen e Sorosit për ndryshimin e kufijve. Shqipëria në vend që të përqëndronte energjinë drejt Brukselit përqëndroi potencialit drejt Beogradit. Rama pasi ndryshoi në projektin e ndryshimeve të kufijve ndërmori projektin e Ballkanit të Hapur.
Shqiptarët i janë mirënjohës Merkelit për dy arsye, pasi ajo krijoi Procesin e Berlinit që mbajti gjallë frymën e integrimit dhe hodhi në kossh çdo hartë të ndryshimit të kufijve. Ëndrra jonë evropiane udhëtoi drejt Beogradit.



