Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri një vizitë ngushëllimi në familjen Halili në Kolonjë të Lushnjes, që më 3 janar humbi djalin 22-vjeçar i cili i vetëvra në ambientet e paraburgimit të burt të Rrogozhinës.
Kryeopozitari Basha e cilësoi krim shtetëror arrestimin e të riut për një cigare hashash, pasi siç tha dënohen djem te rinj për përdorim, ndërkohë që kalohen maune me lende narkotike nga të mbrojturit e qeverisë.
"E njëjta polici e cila nuk guxon të ngrejë dorën për Klement Balilin e trafikantët. I njëjti shtet që liron Lul Berishën i merr jetën një 22-vjeçari. Kjo është vrasje shtetërore. Politikisht përgjegjës është Edi Rama. Shpreh ngushëllime për humbjen e djalit", tha Basha.
Estref Halili, i riu nga Kolonja e Lushnjes u vetëvar në qelitë e paraburgimit në Burgun e Rrogozhinës, ku ndodhej i arrestuar pasi në mjetin e tij tip Ëolksvagen iu gjet dhe iu bllokua në cilësinë e provës materiale një dozë lënde narkotike e llojit kanabis sativa dhe një thikë.



