
Presidenti Ilir Meta, mëngjesin e sotëm zhvilloi një takim me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Dorë për dorë, Meta u shpreh se të dy ndan urimet më të ngrohta në vigjilje të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe nënvizuan rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, në dobi të qytetarëve tanë.
Presidenti, u shpreh se në këtë kuadër, vendosja e lidhjes hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës është e domosdoshme dhe me impakt zhvillues për tërë rajonin.
Duke evidentuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve tona, si element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në Ballkan, theksova se Procesi i Berlinit është një mundësi e shkëlqyer për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët europiane.
Kujtojmë se nesër do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Më herët kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale me motive kombëtare, si dhe me flamujt e dy shteteve.
Një veçanti që vihet re janë edhe maskat që do të përdoren në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid. Mbledhja do të mbahet në qytetin e Elbasanit.
“Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan”, shkruan Rama në postimin e tij, të cilin e shoqëron me flamujt e dy vendeve.





