Kryemadhi uron Fiter Bajramin: Sot dita e madhe, pas errësirës vjen drita

Kryemadhi uron Fiter Bajramin: Sot dita e madhe, pas errësirës vjen drita

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, jashtë ambienteve të Komunitetit Mysliman është ndalur të përcjellë një urim për besimtarët myslimanë për kremtimin e Fitër Bajramit.

Kryemadhi tha se pas errësirës vjen gjithmonë drita ndërsa shtoi se duhet të ringrihemi për të përballuar sfidat.

Kemi një ditë pak gri por gjithmonë pas errësirës vjen drita. Në këtë Fitër Bajrami dua t’u uroj të gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh dhe argjërimesh për të shlyer mëkatet e jetës sot është dita e madhe  e krijimit të një jete të re, e krijimit të një fryme të re, begatie dhe solidariteti për të cilën shqiptarët kanë nevojë sot më shumë se kurrë. I uroj të gjithë shqiptarëve që këto ditë janë mjaft të rëndësishme për familjen shqiptare. Besimi në zot na jep forcën për t’u ngritur dhe për të përballuar sfidat dhe për të gjetur sfida të reja që janë të domosdoshme për të gjithë ne.

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën e Fiter Bajramit pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy