Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili denoncon duke publikuar dokumente atë që e quan “skandal” të shpenzimeve të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Ai akuzon kryebashkiakun se shpenzon qindra milionë lekë për luks në këto kohë të rënda krize.
Erion Veliaj shpenzon 370 milionë lekë vetëm për pajisje zyrash! Qytetarëve u rritet çmimi i bukës, çmimi i naftës, i vajit, miellit, i djathit etj., etj., ndërsa këta vjedhin në mënyrë të pamëshirshme.
Erion Veliaj me të tijtë qindra milionë lekë luks në kohët më të rënda të krize! Çfarë krimi me paratë e taksave të shqiptarëve në këto kohë kaq të vështira kur qytetarët luftojnë për bukën e gojës.



