Presidenti i ri/ Kasmi: Duhet një person që e ka vuajtur mbi kurriz komunizmin

Presidenti i ri/ Kasmi: Duhet një person që e ka vuajtur mbi kurriz komunizmin

Historiani Marenglen Kasmi deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se shtresës anti-komuniste dhe ish-të përndjekurve i takon të ketë një President si përfaqësues.

Kasmi tha se e mira do të ishte që të ishte një person “që i ka vuajtur në kurriz vuajtjet e komunizmit”.

Pjesa e mirë e intelektualëve shqiptarë i rri larg politikës. Ka ardhur koha që të kemi një President që t’i lutemi për një mandat të dytë dhe të shënojë fundin e tranzicionit të stërzgjatur shqiptar. Presidenti duhet të shënojë fundin e karrierës. Mund të jesh në moshë të re dhe s’do të thotë që do të dalësh në pension, por në politikë s’mund të kthehesh. I takon shtresës anti-komuniste që të ketë një President, ka ndodhur në vendet e Lindjes. Ajo që është interesante për të ditur është a do ta votonte opozita. Normalja do ishte nëse vetë opozita do vinte me këtë propozim. E mira është që të jetë një person që i ka vuajtur në kurriz vuajtjet e komunizmit. Patriotizmi është shkalla sipërore e Presidentit, jo i shprehur me simbole me duar, por në momente pikante të vendit. Kemi parasysh 97-ën që tregoi kush ishin shqiptarët e vërtet. President që vihet në shërbim të karriges, jo karrigia në shërbim të tij. Urtësia, shumë e nevojshme. Për të dalë mbi palët. Nëse kujtojmë Moisiu i mori të dyja palët në Presidencë edhe u tha deri sa të bini dakord s’do dilni nga dera e Presidencës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy