Basha: Rithemelimi dhe Rama bashkëpunuan kundër interesave të vendit, shumë akte mbahen të bllokuara (VIDEO)

Basha: Rithemelimi dhe Rama bashkëpunuan kundër interesave të vendit, shumë akte mbahen të bllokuara (VIDEO)

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një dalje për mediat, ka folur lidhur me kallëzimin penal të bërë nda kryeparlamentares Lindita Nikolla për shpërdorim detyre.

Basha sulmoi edhe grupin e Bardhit dhe të Rithemelimit, ku mes ironisë u shpreh se ata kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur dhe foli për pazare me Ramën.

Sipas tij Rama dhe Rithemelimi janë duke bashkëpunuar për interesat e tyre dhe kundër interesave të vendit.

Do të hedhim të gjithë hapat ligjor dhe në raport me drejtësinë. Pra e kam paralajmëruar të shtunën dhe PD ka vijuar me hedhjen e hapave të tjera. Kjo është pjesë e lojërave politike që bëhen aty në kurriz të shqiptarëve. Kanë 5 muaj që bllokojnë kuvendin aty dhe pastaj bëhen bashkë për të votuar një amnisti për të liruar të korruptuarit. Pakti vazhdon nga njëra anë duan ti imponohen PD, sigurisht që Edi Ramës i leverdis ta bëjë pis PD dhe përdor këta pazarxhijtë.

Ajo që ndodhi me Xhaçkën është e rakorduar. Tani thonë do ta dërgojmë në Kushtetuese, por Kushtetuesja foli. Le të bllokojnë foltoren. Bubat e Nikollës ju mashtrojnë, lehjet e tyre kanë qenë për të ngrënë. E kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur.

Këta janë ngritur 5 muaj me radhë me pretendimin se po mbronin interesat e shqiptarëve por në fakt kanë mbrojtur interesat e tyre. Janë të kapur dhe janë në Pazar, janë kthyer në aneks të PS.

Përveç kallëzimit të Nikollës është dhe ligji për vetingun e politikanëve, për heqjen e imunitetit të parlamentarëve, për kodin zgjedhor, dy interpelanca me Ramën të cilat mbahen të bllokuara. Pazari është i qartë, ky parlament në sytë e shqiptarëve ka marrë fund dhe jo më kot pritshmëritë e shqiptarëve nga ky parlament janë zero.

Se ku qëndrijnë ata është e qartë ne i thamë të mos e votonin amnistinë dhe ata se bënë dhe kjo ndodh sepse janë bashkë për interesat  tyre dhe kundër interesave të qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy