Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, tregon se arsyeja pse nuk janë raportuar të gjithë informacionet për numrin e votuesve është sulmi në pikëpamje informatike që i është aplikacionit të KQZ dhe sistemit të raportimit. Kjo do të thotë se numri i të dhënave për votuesit prej 1 ore nuk është përditësuar.
“Aplikacioni i KQZ është sulmuar dhe nuk mund të mos ndodhte dhe kjo. Dhe teknikët po punojnë për ta zgjidhur. Nëse kjo nuk zgjidhet kemi dhe një plan B dhe C, për të mbledhur pjesëmarrjen. Në të pasqyrohen më pak qendra votimi në aplikacion, prej 1 orë s’mund ta marrim këtë info, se sistemi i raportimit është sulmuar në pikëpamje informatike”, tha Celibashi në një konferencë për mediat.



