
Pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu, ku tha se vendi ynë nuk mund të ketë Prokurorë të Përgjithshëm i cili nuk ndjek askënd penalisht, ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministri Sali Berisha.
Me tone të forta ndaj këtyre deklaratave, Berisha u shpreh se ambasadori Lu ka konflikt interesi në këtë çështje, pasi Adriatik Llalla e ka akuzuar për korrupsion.
“Llalla e ka akuzur Lu-në për korrupsion. Ambasadori duhet t’i përgjigjej për këto akuza. E ka akuzuar se më ka ardhur në zyrë dhe më ka kërkuar të ndërpresë hetimet për X cështje. Unë kam prit që zoti Lu t’i përgjigjet. Gjëja më e rëndë që ka ndodhur në 27 vite janë akuzat e kryeprokurorit për një ambasador. Derisa ambasadori nuk ka reaguar do të thotë që ka diçka”, deklaroi Berisha.
Në një deklaratë për "ABC News", Berisha ka thene se është e papranueshme që ambasadori Donald Lu të jap emra për kryeprokurorin e Shqipërisë.
I pyetur për reformën në drejtesi, ish-kryeministri tha se ajo përfundoi me realizimin e Edi Ramës kryeprokuror, pasi kushtetuta e Shqipërisë po merret peng nga Edi Rama. “Nese Edi Rama shkel Kushtetutën për kryeprokurorin, opozita do ti japë përgjigjen e merituar”.



