
Partia Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët me Italinë.
Në një deklaratë për shtyp, nënkryetari i selisë blu, Kreshnik Çollaku, tha se kjo marrëveshje u shpall në mënyrë të çuditshme dhe se nuk ka pasur asnjë transparencë nga ana e kryeministrit, Edi Rama.
Sipas tij duhet parë shqyrtimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes.
Po ashtu PD kërkon pezullimin e procedurës parlamentare për ratifikimin e protokollit.
Për opozitën marrëveshja duhet të deklarohet si e papajtueshme me nenet 3, 4, 7 të Kushtetutës.
Siç e kemi bërë publike në orët e para të këtij vendimi. Sot PD ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për sqarim. Dua t’i kujtoj publikut, që marrëveshja u shpall pa u njoftuar dhe e fshehë. Në dallim nga Italia, në Shqipëri ka munguar transparenca. Mjerisht Rama ia ka dalë të fshihet” tha ndër të tjera ai.
PD çon në Kushtetuese marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët
• Shqyrtimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes së
nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe
Qeverisë së Republikës së Italisë “PROTOKOLL NDËRMJET QEVERISË SË
REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E
MIGRACIONIT”.• Pezullimin e proçedurës parlamentare për ratifikimin e “PROTOKOLL
NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË
MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E
BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT”.• Deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 të Kushtetutës dhe Ligjit Nr.
43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” të
marrëveshjes së së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së
Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “PROTOKOLL NDËRMJET
QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË
FUSHËN E MIGRACIONIT”.
PARTIA DEMOKRATIKE
Kabineti i kryeministres italiane Giorgia Meloni, e miratoi të martën projekt-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes.
Kostoja reale e operacionit e vlerësuar nga teknikët e ministrive arrin të paktën 100 milionë për vitin 2024 dhe 50 milionë për secilin nga katër vitet në vijim.
Edhe qeveria shqiptare e ka futur marrëveshjen në rendin e punës së Kuvendit duke planifikuar shqyrtimin e saj në seancën e 21 dhjetorit.



