“Odisea” e emigrantëve të Gjadrit/ Gjykata kundër Melonit, Begaj: Po e përdor politikisht

“Odisea” e emigrantëve të Gjadrit/ Gjykata kundër Melonit, Begaj: Po e përdor politikisht

Ardhja e emigrantëve që u përfol me aq shumë bujë pas marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, duket se po kthehet në një “Odise” për vetë ata që vijnë nga porti i Lampeduzës drejt kampit të Gjadrit.

Vetëm 3 ditë pas ardhjes në Gjadër 43 emigrantët të cilët mbërritën me anijen "Casiopea" u kthyen në Itali paraditen e kësaj të shtune. Operacioni u zhvillua nga autoritetet italiane në bashkëpunim me ata shqiptare.

Juristi Erion Begaj në një prononcim për MCN, tha se marrëveshja e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të marrë zgjidhje përfundimtare pas vendimit të Gjykatës Evropiane, e cila do të shprehet përfundimisht më 25 shkurt.

Begaj shprehet se kryeministrja Meloni po e shfrytëzon marrëveshjen për interesa politike. Sipas tij, ajo po kërkon të tërheqë debatin në politikën e brendshme dhe po shfrytëzon këtë situatë për të rritur mbështetje populiste për qëndrimet e saj ndaj emigracionit.

Qeveria Italiane ka investuar miliona euro në ngritjen e këtyre strukturave, duke sjellë mjaft debate mes opozitës dhe mazhorancës në shtetin fqinj. Fakti që Shqipëria nuk është ende pjesë e Bashkimit Europian dhe as e sistemit evropian të azilit, ka ngritur shqetësime për të drejtat e azilkërkuesve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy