
Ministria e Punëve të Jashtme në Malin e Zi, ka shpallur gjashtë diplomatë rusë persona non-grata.
Sipas njoftimit të MPJ-së malazeze në rrjetin social Twitter, kjo është bërë për shkak të aktiviteteteve që bien ndesh me Konventën e Vjenës, e cila përcakton një kornizë për marrëdhëniet diplomatike midis vendeve të pavarura.
Ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur persona non-grata 6 diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse të akredituar në Mal të Zi, për shkak të veprimtarisë së tyre në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe marrëdhëniet e vlerësimit dhe respektit të ndërsjellë mes dy vendeve.
Sipas një raporti të ‘Zërit të Amerikës’, një financim nga Rusia ka pranuar formacioni politik pro-serb dhe pro-rus ‘Fronti Demokratik’, i cili ishte shumë afër formimit të qeverisë në Mal të Zi.



