Policia kërkon heqjen e materialeve politike identifikuese nga selia e Lëvizjes “Bashkë”

Policia kërkon heqjen e materialeve politike identifikuese nga selia e Lëvizjes “Bashkë”

Për rreth një orë punonjës të Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit kanë kërkuar që Lëvizja “Bashkë” të heqë materialet politike identifikuese nga selia, duke kërcënuar me heqjen me forcë të tyre.

Sipas njoftimit të kësaj force politike, kjo tentativë është kryekëput e paligjshme. Sipas Kodit Zgjedhor, të përforcuar nga vendimi nr. 111 i KAS-it, i marrë mbrëmë në orën 22:00, Lëvizjes BASHKË i lejohet afishimi i materialeve zgjedhore në selinë e saj.

Ndërkohë, Tirana është përplot me materiale propagandistike të partive të vjetra.

Lëvizja BASHKË është e vendosur të mbrojë të drejtat që na jep ligji, si dhe të drejtën e çdo qytetari që të votojë i lirë dhe i qetë.

Me këtë rast, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shkojnë të votojnë, thuhet në njoftimin e Lëvizjes “Bashkë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy