Ambasadorja e Amerikës Yuri Kim ka reaguar në lidhje me urdhër-arrestet e lëshuara ditën e sotme nga SPAK për disa vrasje të 2005, ku të përfshira janë emrat të njohur të botës së krimit.
Kim thotë se kjo nuk është hera e parë që Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndërmerr aksione të tilla, ndërsa i fton të vazhdojnë kështu me integritet.
“SPAK ka marrë një tjetërr çështje të rëndësishme të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky nuk është aksioni i parë i kësaj natyre për SPAK dhe nuk do të jetë i fundit. Ne shpresojmë që SPAK të vazhdojë të demostrojë fuqinë e saj, integritetit dhe kompetencat në çështje të ngjashme,”-shkruan Yuri Kim.
SPAK a lëshuar urdhër arreste për tre bosë të krimit, pasi dyshohen se janë atentatorët e biznesmenit Vajdin Lamaj në vitin 2005.
Bëhet fjalë për Lulzim Berishën, Plaurent Dervishajn dhe Luftar Reçin, të cilët në bashkëpunim me Indrit Taullain kanë vrarë në 26 shkurt 2005 Klodjan Saliun, i cili njihej si kundërshtari i Lulzim Berishës.
Poa shtu masa e “arrestit me burg” është dhënë edhe për Emiliano Shullazin, i cili ndodhet në paraburgim dhe Viktor Ymerajn, i arrestuar ditën e sotme.
Këta dy persona së bashku me katër personat e mësipërm kanë ekzekutuar me lëndë plasëse biznesmenin Vajdin Lamaj dhe Artan Arsin në 27 shkurt 2005.



