Meta takon ambasadorin e ri çek: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në BE

Meta takon ambasadorin e ri çek: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Republikës Çeke në Shqipëri Jaroslav Ludva, të cilit i uroi mirëseardhjen në vendin tonë dhe suksese në detyrën e re.

Kryetari i Kuvendit, Meta vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Republikës Çeke ndaj integrimit evropian të Shqipërisë, duke nënvizuar se në këtë drejtim bashkëpunimi ndërparlamentar është duke u thelluar më tej.

Ambasadori i Republikës Çeke në Shqipëri Jaroslav Ludva shprehu kënaqësinë e marrjes së detyrës së re në Shqipëri dhe rikonfirmoi vullnetin e palës çeke për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh.

Në këtë kuadër u theksua modeli i Grupit të Vishegradit dhe kontributi ndaj Fondit të Ballkanit Perëndimor me seli në Tiranë.

Meta, duke konfirmuar vullnetin e Kuvendit për intensifikimin e marrëdhënieve, vuri në dukje së bashku me Ambasadorin Ludva potencialet e shumta për rritjen e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e bujqësisë dhe turizmit, duke vlerësuar numrin gjithnjë në rritje të turistëve çekë në vendin tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy