
Pasi PD i kërkoi KQZ-së verifikime për kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Lushnje pas dyshimeve së është dënuar për vjedhje në Angli, ka ardhur reagimi i Elton Banos.
Ky i fundit ka hedhur poshtë pretendimet e PD-së, duke u shprehur se do të ndjekë rrugën ligjore për shpifje dhe prishje imazhi.
Deklaroj se nuk kam qenë kurrë i dënuar për asnjë vepër penale në asnjë nga shtetet ku kam qëndruar ndryshe nga kandidatët e Bravës. Deklaroj se në Angli kam jetuar si çdo emigrant i këtij vendi dhe kam poseduar leje qëndrimi që më lejonte të shkoja e të vija deri në vitin 2010”, shkruan Bano në “Facebook”.
Sulmi politik i sotëm për mua është një sulm personal që padyshim do ndiqet në rrugë ligjore për shpifje dhe prishje imazhi parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal”, vijon ai.



