Zgjedhjet në FRPD/ Këlliçi: Ka vetëm një Forum, asnjë institucion tjetër nuk mund të mbivendoset mbi të

Zgjedhjet në FRPD/ Këlliçi: Ka vetëm një Forum, asnjë institucion tjetër nuk mund të mbivendoset mbi të

Fill pas njoftimit të PD-së se grupi i punës së Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka hapur fushatën për anëtarësimet e reja,  ka reaguar edhe deputeti demokrat njëkohësisht dhe kryetari i këtij forumi, Belind Këlliçi.

Nëpërmjet një statusi në rrjete, Këlliçi thekson se Kryesia e FRPD ka marrë një vendim në datën 12 nëntor të këtij viti.

“Në vazhdimësi të shkeljeve të statutit të PD dhe FRPD, deputeti Lulzim Basha ka nxjerrë sot në një deklaratë për mediat një grup të rinjsh që kanë folur rreth procesit zgjedhor në FRPD. Kryesia e FRPD ka marrë një vendim në datën 12 nëntor 2021 që i hap rrugë procesit të zgjedhjeve dhe asnjë institucion tjetër nuk mund të mbivendoset mbi këtë vendim”.

Sipas tij, Forumi Rinor ka marrë edhe mbështetjen nga organizatat më të mëdha evropiane të rinisë, siç është edhe European Democrat Students.

“Ka vetëm një FRPD dhe ajo është në anën e duhur të historisë. Gjithë të tjerat janë iluzione për të përçarë dhe shpërqendruar të rinjtë demokratë. Ne jemi krenarë për arritjet e Forumit tonë dhe nuk mund të lejojmë asnjë njeri të cenojë autonominë dhe historinë tonë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy