Pas takimeve të para duket se negociatorët e BE-së David McAllister dhe Knut Fleckenstein do të takojnë veç e veç Ramën dhe Bashën.
Takimet pritet të nisin tek Pallati i Kongreseve, ndërsa mësohet se Knut Fleckenstein do të takohet me kryeministrin Rama dhe David McAllister do takohet me kreun e PD-së Basha.
Por ajo çka është më e rëndësishme pritet që pas takimeve të veçanta palët mund të ulen bashkë në tryezë.
Mësohet se eurodeputeti Knut Fleckenstein do të takohet me Ramën, Metën, Ruçin e Ballën në Pallatin e Kongreseve. Po në të njëtën orë negociatori i krizës, i dërguari i PPE, McAllister do të takohet me Lulzim Bashën dhe shoqëruesit e tij, Oerd Bylykbashi dhe Gerd Bogdani. Takimet e veçuara kanë një qëllim, që të arrihet ulja në një tryezë dialogu e Ramës dhe Bashës.
Gjithashtu behet e ditur sipas gazetës panorama, se Basha nuk terhiqet nga qeveria teknike ndersa Rama nuk e pranon nje kerkese te tille.



