Duke e quajtur liderin e PD Lulzim Basha peng dhe kufomë politike të rrethuar me policië, ish-lideri Sali Berisha deklaroi për mediat se sot u zhvillua ndeshja mes lirisë dhe të ardhmes.
“Dua të përshëndes demokratët shqiptarë kudo që ndodhen. Qytetarët shqiptarë për këtë ngjarje më e veçanta, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve në kuptimin që ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të PD. I pari i këtij lloji në historinë e pluralizmit në Shqipëri, por mundet dhe në Europë dhe botë. Triumfi që buron nga idealet është triumfi më magjik, më mahnitës i të gjithë triumfeve të tjera. Sot në 8 orë mbi 4934 delegatë firmosën në këtë monument madhështor të rivendosjes së pluralizmit politik, të rithemelimit të PD si forcë vigane opozitare në këtë moment të revolucionit demokratik paqësor, i cili është në misionin e pëmbysjes së narkoshtetit, së të drejtës së shqiptarëve për votën e lirë, pa patronazhistë, pa opozitë kukull. Një mirënjohje të madhe ndaj të gjithë atyre që mbyshën foltoret prej 2 muajsh dhe erdhën këtu sot si arkitetë e një të ardhmje krejt tjetër për PD dhe Shqipërinë. Më lejoni meqenëse ky është Kuvendi i parë që zhvillohet në një arenë, nuk mund të largohem pa i çuar përshëndetjet ekipit kombëtar dhe tifozëve kuq e zi, të cilët i dua shumë. Sot në stadiumin e tyre të dashur u zhvillua ndeshja më e mahnitshme mes lirisë dhe të shkuarës, mes lirisë dhe të ardhmes”, tha Berisha.
I pyetur nëse Basha do ta përjashtojë pasi ka mbledhur kryesinë Berisha tha: “Peng Basha nuk do doja të flisja fare për të sot i rrethuar me batalionin e policisë së Ramës çfarë mund të flasësh për të, Basha është kufomë politike asgjë më shumë”.



