A do të rikthehet Evi Kokalari nëse i ofrohet një post i rëndësishëm në Shqipëri?

A do të rikthehet Evi Kokalari nëse i ofrohet një post i rëndësishëm në Shqipëri?

Aktivistja Evi Kokalari u shpreh e prerë dhe deklaroi se nuk do të rikthehet në Shqipëri edhe nëse Berisha vjen në pushtet dhe i ofron një post shumë të rëndësishëm në politikë.

Nga emisioni “Të paekspozuarit” në MCN TV, Kokalari tha se ka qëllim politik në Shqipëri dhe se do përpiqet të ndihmojë Shqipërinë nga atje.  Ajo po ashtu tregoi se Berisha i ka premtuar që do ta lejojë të ndihmoj PD që të shkojë vërtetë nga e djathta.  

Pjesë nga biseda:

A do rikthehesh nëse të ofrohet një detyrë e rëndësishme në Shqipëri?

Kokalari: Jo, jo. Mund të vij për të festuar, për të bërë biznes, si politikane jo. Ndoshta kur të jem 60 vjeç. Unë kam një qëllim politik në Amerikë dhe derisa të arri në atë rrugë. Unë po përpiqem të ndihmoj Shqipërinë dhe këtë e bëj pa para.

Zëvendëskryeministre?

Kokalari: Jo, jo. Jam me njerëzit e rëndësishëm atje. Më ka premtuar që do më lejojë të ndihmoj PD që të shkojë vërtetë nga e djathta.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy