Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë togfjalëshin e përdorur në një deklaratë për “Financial Times” ku thuhej se “Kosova është tokë e askujt”.
Rama vuri në dukje se bëhet fjalë për një lapsus në zbardhjen e gazetarit britanik.
“S’kam shpresë se këta do të ma lehtësojnë akuzën për tradhtuar përderisa edhe një lapsus i Financial Times, e cila në zbardhjen e intervistës sime të dhënë në telefon, kishte harruar sikur ia kishte shtyrë dorën djalli fjalën Veri përpara fjalës Kosovë, gjë që u korrigjua dhe u kërkua ndjesë. E karakterizova Veriun e Kosovës me shprehjen angelze. Pse nuk qenka “no man’s land”, kur aty lulëzojnë aktivitete të paligjshme kriminale, kur s’ka asnjë kontroll dhe mundësi të parashikosh çfarë vjen nesër”, tha Rama.



