Dumani në SHBA, Kikia: Ftesa për një prokuror është dëshmi që ata e mbështesin SPAK-un (VIDEO)

Dumani në SHBA, Kikia: Ftesa për një prokuror është dëshmi që ata e mbështesin SPAK-un (VIDEO)

Gazetari Mentor Kikia tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se ftesa e Uashingtonin për kreun e SPAK është një dëshmi që SHBA vijojnë të mbështesin këtë strukturë dhe organet e tjera të  drejtësisë. Më tej Kikia tha se paralelisht me nisjen e Dumanit në Uashington, e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane takoi kryeministrin Rama duke konfirmuar kështu suportin e tyre.

Ftesa për një prokuror është dëshmi që ata e mbështesin SPAK-un, organet e drejtësisë, përtej luhatjeve që mund të ketë në marrëdhëniet politike. Nuk ka qenë asnjë zyrtar i qeverisë apo opozitës që i ka ngjitur ato shkallë. Është shprehje e vazhdimësisë e politikës mbështetëse që SHBA vijon t’i bëjë organeve të drejtësisë. Ato që i dhanë një listë që do arrestosh këtë apo atë janë teori konspirative. Nuk besoj se mund të rezultojnë të vërteta.

3 ditë më parë, e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Tiranë takoi kryeministrin, dhe në të njëjtën kohë Dumani merr rrugën për në Uashington, i vetmi lexim që mund t’i bëjmë është me një suport që po vazhdohet t’i bëhet SPAK duke qenë se paralajmërimet nga mazhoranca janë krijimi i një komisioni, ndryshimi i ligjit, me një lloj frike për të prodhuar mekanizma që mund t’i ngushtojnë hapësirën e veprimit. Janë thjesht zhvillime që japin mesazhin. 

I pyetur për ndryshime në Kodin Penal, Kikia tha: 

Kodi pa dyshim që do të marrë pak kohë me diskutimin, me kontestimet, në mos u miratoftë brenda këtij viti, miratohet në pranverën e ardhshme. Jam dyshues sa herë qeveria merr nisma për të ndërhyrë në ligjin penal dhe në ligjin për mediat. Sa herë ka të tilla iniciativa ka një arsye që nuk është asnjëherë dashamirëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy