
Kryedemokrati Lulzim Basha ka caktuar sot drejtuesin e ri politik të Lezhës. Mësohet se Basha ka caktuar Agron Gjekmarkaj, drejtues politik në Lezhë pas dorëheqjes së Mark Marku.
Ky vendim është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Kryesisë së PD-së. Deputeti Agron Gjekmarkaj gjithashtu është kryetari i Komisionit të Medias dhe Edukimit në Kuvendin e Shqipërisë.
Mark Marku dha dorëheqjen nga mandati i deputetit më 27 gusht, teksa sqaroi edhe arsyet e këtij vendimi.
PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica.



